I bëri bllok të gjithëve, mbylli Instagramin, po i bënin keq. Rezarta Shkurta rrëfen si biznesi i saj po rr.ezikohej nga lajmet në media

Pak kohe me pare, ajo mori nje vendim te madh. Beri bllok te gjithe ata qe nuk i njihte dhe e beri provatprofilin e saj ne rrjetet sociale. Shume mire, pasi Rezarta Shkurta ishte bërë jo pak herë protagoniste në media, për shkak të zhvillimeve në jetën e saj private apo profesionale. Shumë thashetheme kanë qarkulluar për të në media, të cilat ajo disa prej tyre edhe i ka përgenjshtruar.

E ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun, këngëtarja e njohur e cila tanimë është bërë edhe një businesswoman ka rrëfyer se si i ka përjetuar ‘sulmet’ që i vinin nga portalet dhe sa kanë ndikuar ato tek biznesi i saj.

“Unë kisha vetëm 4 muaj biznes në momentin që ndodhi problemi im familjar. Portalet asokohe filluan duke shkruajtur që ‘Rezarta, pastrim parash me Hera Company’, ‘Rezarta, shembull i keq për fëmijët,etj’.

Pikërisht në ato momente mendova që tani do të mbyllej biznesi im për shkak të lajmeve që qarkullonin, por ai muaj është mbyllur herë 10 fitim. Mësimi që mora është që nuk ka reklamë të keqe apo të mirë, mjafton thjesht të përmendesh”, ka shpjeguar Rezarta Shkurta.