I bëri skulpturën Vaçe Zelës, artisti Arben Bajo i prekur nga COVID në gjendje të rëndë, kolegët bëjnë thirrje: Duhet një dhurues gj.aku



Artistet kane dale me nje apel te forte per ti ardhur ne ndihme kolegut te tyre, skulptorit te njohur qe ka realizuar gjithashtu skulpturen e kengetares Vace Zela.



Arben Bajo pas shfaqjes së simptomave dhe kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht ai ndodhet në spital dhe mesohet se ka nevojë për gják të grupit A-.



Arben Bajo është një skulptor shqiptar mjaft i njohur për publikun.  Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.