I bllokoi rrugën Ramës, protestuesi bëhet për spital nga policia

Bllokimi i rrugës i ka kushtuar shumë.

Protesta e sotme e banorëve të zonës së “Astirit” kundër kalimit të eskortës së Ramës shkaktoi një përplasje fizike me polinë.

Katër prej protestuesve dhe ish-deputeti Klevis Balliu u shoqëruan në polici, ndërsa një tjetër protestues është rrahur keq gjatë asaj përplasjeje duke përfunduar në QSUT.

Astriti Sadikaj tregon nga shtrati i spitali se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe.

Ai tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.