I dhanë lamtumirën e fundit sot, momenti prekës gjatë homazheve për parodistin

Pikërisht aty, në vendin ai bëri karrierë gati 40 vjeçare, në hollin e teatrit Petro Marko në mesditën e sotme janë bërë homazhe për nder të parodistit e Vlorës Muhamet Liko.

Miq, koleg si dhe familjarë kanë marre pjese për ti dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të parodisë.

video ketu

Qyteti i Vlorës dhe jo vetëm kane bërë homazhe në arkivolin e tij i cili u vendos për dy orë në hollin e teatrit Petro Marko, ku

Aktor dhe miq nga e gjithë Shqipëria i kame dhenë lamtumirën e fundit duke shprehur ngushëllime familjes se tij.

Po ashtu për nderë të aktorit të humorit vlonjat, një kurorë me lule është vendosur dhe në emër të Kryeministrit Rama.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka shprehur ngushëllime për familjen e Metit sic i flisnin qytetaret vlonjat, por dhe koleget e tij, që nga Mirush Kabashi, Luftar Pajo, Agrin Llakaj, Zef Deda dhe shumë të tjerë kanë shprehur ngushëllime për Metin, po ashtu Aftim Agalliu dhe Agron Hamo bashkëpunëtorët e tij në skenë dhe në jetë me lot në sy shprehin ngushëllimit për kolegun e tyre që u nda nga jeta.