I dhembte zemra sa herë i bërtiste djali, i moshuari bën gjestin prekës. I jep mësimin që s’do e harrojë kurrë

Në një shtëpi në Itali, jetonte një fëmijë me një karakter të tmerrshëm, shumë të vështirë.

Por në vështirësi për ta ndryshuar këtë gjë, i ati i djalit donte të provonte dhe ti jepte një leksion.

I dha një qese plot me gozhda dhe i tha:

Sa herë që të ndihesh i zemëruar, shko në kopësht dhe ngul nga një gozhdë.

Gjatë ditës së parë, djali u zemërua shumë herë dhe nguli 23 gozhdë.

Por në ditët në vijim, mësoi se mund edhe të arrinte ta kontrollonte zemërimin.

Ditë pas dite, numri i gozhdëve që ngulte zvogëlohej deri sa arriti ajo ditë që djali nuk nguli asnjë gozhdë.

Djali ishte i lumtur, po ashtu edhe babi, i cili pa se djali kishte arritur të menaxhonte inatin.

Por vrimat që kishin hapur goxhdët nuk do të mbylleshin dot më. As pasojat që lë në zemër inati dhe fjalët e dala nga zemërimi nuk shërohen dot…/Përktheu ShkodraNews