I dhuron një gjerdan të dashurës së tij, 1 vit e gjysmë më vonë ajo zbulon papritur sekretin e pabesueshëm brenda varëses

Për të festuar vitin e parë të fejesës, Terry vendosi t’i jepte diçka të veçantë Anna-s së tij të dashur, diçka që në të vërtetë kishte për qëllim diçka më shumë se vetëm një çmim.

Ai vetë bëri një gjerdan druri Tasmanian që do t’ja jepte asaj ditën kur të festonin vitin e tyre të parë sëbashku.

Anna e tij e dashur ishte shumë e lumtur me dhuratën, ishte ajo që donte: diçka personale dhe e thellë.

Që nga ajo ditë, Anna e vinte varësen çdo ditë, shkruan ShkodraNews. Ajo praktikisht e hiqte atë vetëm kur shkonte për të fjetur.

Por ajo që nuk e dinte ishte se gjerdani kishte një sekret të madh.

Anna e mbajti gjerdanin për një vit e gjysmë, duke mos ditur se çfarë ishte brenda.

“Kishte disa momente kur isha shumë i shqetësuar, isha në krizë. Nuk doja që ajo ta zbulonte para kohe”, thotë Terri.

Por momenti më i keq ishte kur çifti, fillimisht nga Australia, ishte në fluturim me avion.

“Më kapte paniku kur kalonim pjesën e sigurisë. Mendoja se do ia hapnin gjerdanin dhe do më zbulohej gjithçka”, thotë Terri.

Së fundi, në nëntor 2016, Anna dhe Terry shkuan në Skoci.

Më pas, Terry vendosi që të zbulonte sekretin e gjerdanit: brenda një gjerdani prej druri ishte një unazë fejese.

Momenti i madh ishte gati të ndodhte pranë shpellës së famshme Pocan Smoo, shkruan ShkodraNews. Çifti kishte ëndërruar të njihte këtë vend që nga dita kur u takuan.

“Terry më kërkoi t’i jepja atij gjerdanin sepse ai do të bënte fotografi me të”, tha vajza.

“E hapa me thikë, para se të bëja fotografitë. Pastaj e vendosa unazën në xhepin tim për të qenë gati”, tha ai.

Anna nuk dyshonte asgjë.

Por kur ai u kthye nga Anna, u gjunjëzua.

“Ajo ishte e befasuar dhe u përpoq të kuptonte se çfarë po ndodhte. Pastaj e kuptoi atë që po ndodhte dhe ishte e lumtur dhe tha “po””, thotë Terri në intervistë.

Sa romantike!

Këtu ju mund të shihni propozimin romantik për martesë:

Është gjithmonë mirë të shohësh këto lloje shembujsh, sepse ato na bëjnë të besojmë se ka ende njerëz që duan me zemër.

Do të donit të bënit diçka të tillë apo do të rrezikonit të bënit diçka të tillë për personin që e doni? /Përshtati: ShkodraNews