I doli emri në peticionin për shembjen e Teatrit, sh.okon aktori i njohur Robert Ndrenika: E keni gabim, unë dua…



Aktori i njohur Robert Ndrenika, thotë se nuk ka firmosur asnjë peticion për shembjen e teatrit ekzistues, por ka shprehur vullnetin e tij për ngritjen e një teatri të ri. I pyetur për renditjen e emrit të tij në peticionin që është firmosur nga dhjetra artistë, pro shembjes së Teatrit, Ndrenika tha për TvT:



“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor, (në vend të atij që është)  mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”