I doli video e shoqërimit nga Policia, e morën nga lokali i natës. Ish burri i Bora Zemanit sqaron detajet e asaj nate

Dj te njohur Vin Veli i publikuan edhe videon pak kohe me pare nga momentet qe dukeshin kur shoqerohej ne polici. U tha edhe se ishte arrestuar, por në emisionin Ditë e Re, Vin Veli sqaroi të vërtetën.

Ai tregoi se bëhej fjalë vetëm për një shoqërim në polici ku është marrë në pyetje dhe se nuk u arrestua.

Vin Veli: Ishte një kontroll rutinë i policisë. Si shumë shokë të mitë na morën në pyetje për arsye të tyre. Kjo është gjë normale. Nuk ka asgjë. Unë nuk bëra status, nuk u mërzita. Nuk është hera e parë që na ka ndodhur.

Në jetën e natës ndodhin situata të ndryshme. Edhe gjatë ditës mund të ndodhë një vjedhje e madhe dhe je prezent aty. Problemi ishte arrestimi, ajo ishte i tepërt. Jo për mua sepse për mua nuk ka rëndësi fare për sa kohë jam i një fushe tjetër, i një drejtimi tjetër dhe nuk më lidh asgjë me gjëra të tjera jam ok. Problemi ishte familja, ishin miq. Motra që ishte në Amerikë, njerëzit ishin jashtë dhe u shqetësuan. Isha mbas pune me disa miq të mitë. Ishte pyetje rutinë siç mund të ndodhë në raste të ndryshme. U abuzua sepse nuk ishte arrestim. Arrestim është kur dyshohesh dhe del para gjykatës.

Vetë nuk më shqetësoi fare sepse jam shumë i pastër me veten. Mbas punës sime fle i qetë dhe nuk kam asnjë dyshim. Të kem situata të tipit mos lëndohem nesër. Jam shumë i qetë në të gjitha aspektet e jetës, në karrierë, shoqëri dhe marrëdhënie me femrat.”/Oranews