I fejuari ia dredh me kë t’i dali para, shoku i kësaj vajze bën gjestin e pabesueshëm

Në dilemë të madhe ndodhet ky djalë i cili është i shqetësuar për të ardhmen e shoqes së tij.

I fejuari i saj, që është edhe shoku i djalit që shkruan letrën, ia dredh të fejuarës, e cila është në pritje të një fëmije.

Ai pyet psikologen Deidre nëse duhet t’ia tregojë të vërtetën apo jo.

Letra:

Një prej shokëve të mi të ngushtë po martohet me një vajzë të adhurueshme. Ai e tradhton shumë herë dhe unë po mendoj nëse duhet ti tregoj asaj.

Ai e ka tradhtuar aq herë sa nuk mund të numëroj. Gjithmonë betohet se nuk do e bëjë më kurrë, por nuk e mban fjalën. Ai është 29 vjeç dhe unë jam 28. Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe është në pritje të fëmijës së tij. Unë mendoj se ajo meriton më shumë dhe duhet ti tregoj për këtë.

Nuk di nëse duhet t’ia them personalisht apo ti shkruaj një letër anonime. E di që do mërzitet në fillim, por do ketë jetë të lumtur më vonë.