I ftuari bën deklaratën e papritur, Rudina nuk mban dot të qeshurën (video)

Pagesa, është një prej arsyeve kryesore që shtyn një numër të madh njerëzish drejt zgjedhjes së karrierës së tyre. Ajo është një mjet shumë i rëndësishëm, që na mundëson që të bëjmë stilin e jetës që dëshirojmë.  E për të folur pikërisht për këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan moderatorët Flavio Qarri, Dajana Shabani, gazetari Bledian Koka dhe sipërmarrësja Teuta Doçi.

“Një punë e bërë pa pasion është një punë e bërë jo mirë. Por kriteri i parë që kërkoj në punë është paraja. Ndoshta mund të jem shumë egoiste, por nuk do t’i kuptoj dot njerëzit të cilët punojnë vetëm për pasion dhe nuk kanë feedback”, tha Shabani.

“Unë punoj për bukën e gojës. Unë kam punuar në shumë kompani të cilat kanë qenë shumë të njohura dhe ende sot e kësaj dite nuk jam në gjendje të përballoj një intervistë pune apo një negociatë page. Në kompanitë ku kam punuar nuk kam bërë kurrë diskutimin për pagesën. Kur ke fatin të bësh punën që ti do, pagesa është dytësore”, tha Qarri, qe me fjalet e tij beri publikun te duartrokase dhe moderatoren te shkrihet se qeshuri.

Kete moment e shihni duke nisur nga minuti 12:00 ne videon me lart/ShkodraNews