I kapi në një moment të sikletshëm, polici i merr jetën të fejuarës dhe vëllait

Një polic i ka marre jeten të dashurës se tij, vëllait dhe më pas vetes, i shtyrë nga mendimet se ata të dy e t.radhtonin duke frekuentuar njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pehuajó, në provincën e Buenos Aires, të Argjentinës.

Sipas mediave vendase, polici Boris Lulich qëlloi  të fejuarën e tij Brenda Aylén Rojas dhe të vëllanë Felipe Lulich. Ai dyshonte në një lidhje të fshehtë mes tyre.

E dëshpëruar, vajza 19-vjeçare thirri Policinë për ndihmë. Ajo ishte me kunatin kur i dashuri i saj mbërriti dhe nisi të bënte skena xhelozie.

Para se të v.ritej, vajza i tha Policisë në telefon se partneri i saj kishte “keqinterpretuar” një situatë midis saj dhe kunatit dhe se po i k.ërcënonte me a.rmë z.jarri.

Autori, ekspert i Policisë Shkencore, hapi z.jarr ndaj të dyve dhe i v.rau ata. Pastaj qëlloi veten në kokë.