‘I kërkoj burrit s.eks, atij i dhemb…’, vajza e trishtuar: Ka dy vjet ky muhabet, dyshoj që…



Nëse partneri juaj me të cilin keni vendosur të ndani jetën, ju thotë se ka dhimbje koke dhe nuk është në gjendje të kryejë marrëdhënie intime me ju, kini mirëkuptim për këtë.



Por nëse “migrena” e tij vazhdon për një kohë të pacaktuar me justifikime si – lodhje, jo tani, nesër, atëherë është koha për t’u alarmuar.



Këshilla është të flisni me të dashurin tuaj, hapur dhe me mirëkuptim.

Kjo temë u iniciua nga një vajzë ne rrjetet sociale, në një forum, sepse ajo ishte shumë e hutuar pasi burri i saj nuk donte të kishte marrëdhënie seksuale me të pas lindjes.

“Kam një problem. Jam martuar prej dy vitesh. Martesa jonë ishte si një përrallë. Mbeta shtatzënë, linda një vit më parë. Që atëherë, burri im i shmanget disi seksit. Nuk është se nuk kryejme raport, por nganjëherë kalojnë dy muaj. Gjithmone i dhemb koka , thote se është i lodhur, dhe shtrihet për gjumë rreth ores nëntë ose 10. Problemi është se ai ka punuar dhe më parë, por diçka ka ndodhur, sepse gjithmonë ai ishte i gatshem te flinte me mua. Por tani jo.

Nuk e di cili është problemi. Kurdoherë që flasim për këtë, ai gjithmonë më thotë: Epo, unë jam i lodhur, më dhemb kjo, me dhemb ajo.

Nuk e di cili është problemi “, u ankua vajza në forum./The Sun