I komenton deputetit, komenti i Bleonës është mjaft pikant

Këngëtarja Bleona Qereti i ka lënë një koment mjaft epik deputetit Fidel Ylli. Në një foto të postuar nga ky i fundit, Bleona ka komentuar “Ja dhe Ylli” duke e shoqëruar me zemra.

E vështirë të merret vesh nëse Bleona kur ka komentuar Ylli e ka patur fjalën për mbiemrin e deputetit të Durrësit, apo thjesht i ka lënë një kompliment.

Një gjë mbetet e sigurt, që ashtu sikurse vetë Bleona ka thënë ajo ka shumë miq në politikën shqiptare.