I kujt është imazhi që u shfaq në flakët para kryeministrisë

Është bërë virale në internet një foto pas protestës së opozitës të shtunën përpara kryeministrisë. Disa sy të vëmendshëm kanë vënë re se mes flakëve është shfaqur edhe një imazh njeriu. Disa thonë se është fytyra e Skënderbeut, por shumë të tjerë nuk bien dakord.

Edhe gjatë zjarrit në Katedralen Notre Dame në Paris pati nga ata që panë në flakë imazhin e Jezu Krishtit. A mund ta shquani edhe ju këtë imazh në fotot përpara kryeministrisë?