I m.jeri më i famshëm në Shqipëri thirrje Ramës: Vetëm ti më ndihmon me këtë hall, vëre dorën…

Ai eshte bere personazh pikerisht në kete emision. Mbreme ne “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar i mjeri më i famshëm në Shqipëri, Ard Daullxhiu.

Ai i ka bërë një apel publik kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka treguar pamjet nga shtëpia e tij.

“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutëm vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë. Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh”, tha Ardi Daullxhiu.