I mashtroi të gjithë me foton tron.ditëse, deputetja shqiptare bën reagimin e papritur

Diten e djeshme, nga foltorja e Kuvendit te Kosoves, deputetja Flora Brovina shfaqi nje foto, ku presupozonte se ishte gjate momentit te perdh.unimeve te forcave serbe, ndaj shqiptareve te kosoves.

E gjithë skena dukej se ndodhte në sytë e familjarëve të saj, të cilët ishin me ar.më në kokë dhe nuk mund të bënin asgjë.

Deputetja ka thënë se fotoja është gjetur në aparatin e një ushtari serb, por më vonë do të ishin mediat kosovare ato që do të raportonin se fotoja e publikuar nga Brovina, gjendet edhe në një web-sajt me imazhe +18.

E po ashtu kjo foto është edhe në Google, por është publikuar sikur ngjarja ka ndodhur në Irak. Dje ajo nuk reagoi për këtë gjë.

Kurse gjatë ditës së sotme, ajo ka folur në lidhje me këtë gjë dhe ka thënë se  ishte në dijeni se fotoja ka qenë e falsifikuar.

Sipas deputetes foton ajo e ka marrë në vitin 2003 dhe  i është thënë që ajo është realizuar diku në rrafshin e Dukagjinit.

Mësohet se deputetja ka thënë: Unë asnjëherë nuk e kam shkelë dinjitetin e tyre, privatësinë e tyre dhe në opinion asnjëherë nuk kam folur për të emra përveçëm. Krejt këtë punë qe 20 vjet e kam kryer në baza vullnetare. Foton e kam marrë në vitin 2003, pas kaq kohe të quhet dokument i falsifikuar më vjen keq shumë keq. Ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj prapa fajësisë sime.”

Po ashtu pas këtij rasti ajo ka thënë se është e gatshme edhe të japë dorëheqje.