I mbante fshehur në kutinë e këpucëve, burri hedh në plehra paratë që kishte kursyer

E imagjinoni një ditë që të kuptoni se padashje, ju keni hedhur në plehra kursimet e jetës?Kjo i ka ndodhur një burri nga Oregoni në SHBA. 23 mijë dollarë, të cilat i kishte kursyer ndër vite, i hodhi gabimisht në koshin e mbeturinave, pasi i kishte fshehur në një kuti këpucësh.

Gjithçka ndodhi të enjten e javës së kaluar dhe burri e kuptoi shumë shpejt çfarë kishte bërë, por ishte vonë. Kontenjeri i mbetjeve të riciklueshme ishte ngarkuar në një kamion dhe ishte nisur drejt Kalifornisë.

Ai telefonoi menjëherë kompaninë dhe kjo e fundit vuri në dijeni punëtorët e saj, por nuk ishte e lehtë.

Recology ofron shërbimin për më shumë se 1 milion shtëpi dhe biznese në Uashington, Oregon dhe Kaliforni, përfshirë Qarkun Sonoma.

Por megjithatë fati ishte me të. Punëntorët arritën të gjenin të premten kutinë me para, e cila udhëtoi e paprekur por u rrëzua kur hyri në linjën e klasifikimit.

E megjithatë shumica e parave u rikuperuan, me përjashtim të 320 dollarëve.

Burri së bashku me të shoqen u paraqitën në zyrat e kompanisë ku edhe tërhoqën paratë.