I mbyllin Instagramin, e reja shperthen në të qara: Jeta ime s’ka më kuptim

Një vajzë e famshme në Instagram është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi pas një videoje që po bën xhiron e rrjetit. Jessy Taylor, 21 vjeç nga Florida kishte një llogari në Instagram me mbi 100 mijë ndjekës, por llogaria e saj u raportua shumë herë dhe u mbyll papritur.

Pas mbylljes së Instagramit, Jessy ka postuar një video ku shfaqet duke qarë e duke u shprehur se për të jeta nuk ka kuptim pa Instagramin pasi ajo nuk di të bëjë asnjë punë.

Mediat e huaja shkruajnë se Jessy madje telefonoi edhe policinë. Pasi çështja e mbylljes së Instagramit të saj u bë e madhe, asaj i është rikthyer llogaria.

E kontaktuar nga mediat e huaja, 21-vjeçarja është shprehur e lumtur që iu rikthye llogaria në Instagram dhe ka shperthyer në ofendime ndaj personave që e raportuan.