I mori jetën në mes të qytetit gjyqtares shkodrane, burrit të saj sot i jepet ‘shuplaka’ e fundit

E mbani mend Fadil Kasemin i cili i mori jetën gruas së tij gjyqtare në mes të Tiranës?

Ai sot ka mbyllur hesapet me drejtësinë dhe ka marrë vendimin e prerë.

Sot Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin maksimal, burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Kasemi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 3 vepra penale, “vrasje me paramendim”, “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.