I mori jetën trajleri, udhëtimi i fundit për 26-vjeçaren

Një 26 vjeçare ka ndërruar jetë para pak minutash pasi ka goditur nga pas një ‘trajler’.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fushë- Krujë, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Drejtuesja e mjetit Sonila Gurra po udhëtonte me një mjet të tipit ‘Smart’. Pas aksidentit, ajo është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.