I ndodhi aksidenti një ditë para se të merrte patentën, 17-vjeçarja po habit botën me atë që mori vesh

Shumekush qe ka bere testin per patenten e mban mend dhe e kujton se ne fillimet e tij nuk mund te ishte aq i mprehte dhe ka pasur shume f rike kur hipte ne timon.

Kjo vajze 17-vjeçare kishte vendosur te merrte patenten.

Hazel Ross doli me të ëmën me veturën me shenjën “L” për t’u praktikuar edhe një herë të fundit para se të hynte në provimin praktik për të marrë patentën.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan siç duhet për adoleshenten e cila pretendon se një Ford Fiesta i ndërpreu rrugën dhe në manovrat për ta shmangur, bëri që të dalë vet nga rrugë dhe makina e saj të përmbyset.

Pavarësisht kësaj ngjarje, të nesërmen Hazel arriti me sukses që të mbyllë provimin dhe të marrë patentën.

“Isha shumë nervoze para provimit dhe aksidenti më shtoi presionin, por ia dola. Jam shumë e lumtur që mora patentën”, tha ajo.

17-vjeçarja u zotua se do ta shmangë për një kohë rrugën ku ndodhi aksidenti.