I nxehti rekord me temperatura përvëluese, 1,435 v.iktima vetëm në këtë shtet

Vala rekorde e të nxehtit që g.oditi kete vit Francën, ka regjistruar në muajt qershor dhe korrik,  1,435 njerëz të v d ekur, tha ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Agnes Buzyn.

3BDEDCDB-8D4D-4FB7-86BE-10792218F0E5_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Duke folur për Radio Francën, Buzyn tha se gjysma e v i ktimave kanë qenë mbi 75 vjeç.

Franca shënoi temperaturën prej 46 gradësh Celsius në qershor, që është më e larta në historinë e saj.

Në kryeqytetin Paris po ashtu u shënua temperaturë rekorde prej 42.6 gradësh Celsius në korrik.

Gjatë periudhave të nxehta, shumë shkolla u mbyllën dhe disa ngjarje publike u anuluan, për të minimizuar ekspozimin e publikut.