I prekte VIP-at në vende intime, gazetarja rrëfen eksperiencën e saj: Më thonin…

Dasara Karaiskaj ka kujtuar kohët kur i prekte në emisionet e saj gj.okset e vajzave të njohura të ekranit.

Ronaldo Sharka: Njerëzve i bën dhe shumë përshtypje fakti që, nga ajo Dasara që del netëve në bllok, interviston njerëz, u prek gjokset VIP-ave, tani je tek “Netët e klipit shqiptar”. Të mungon ajo pjesë?

Dasara Karaiskaj: Vazhdon dhe më shoqëron ajo pjesë. Ndërkohë që unë mendoj se ai është një cikël i mbyllur për mua, duke qenë se e kam bërë për vite me radhë. Qëllimi kryesor i atij formati ka qenë për të ndryshuar mentalitetin, dhe unë jam e lumtur që e ndryshova, jo vetëm tek njerëzit por edhe në mënyrën e bërjes së programeve këtu tek ne.

Më tej Dasara, teksa është pyetur nëse është ndjerë keq për komentet online të asaj kohe, tregoi një rast kur dikush i komentonte duke i thënë se ishte e çmendur, depresive. Por në përgjithësi jo, nuk e kanë lënduar, tregoi Karaiskaj.