I qeras kolegët me akullore, shqiptarin e bën shefi për spital

Veprat e mira shpesh fundin nuk e kanë të tillë.

Bajram Hetemi nga Sllovia e Lipjanit të martën përfundoi në spital. Në këtë gjendje, erdhi pikëisht nga shefi i tij.

Ai thotë se u rrah nga zëvëndësdrejtori i kompanisë ku ky punonte.

Sipas Hetemit, atij i ishte thënë të shpërndante akullore punëtorëve tjerë, e ky ishte edhe fillimi i konfliktit.

“Drejtori kryesor na ka dhënë gjithmonë shpërblime, derisa kësaj here na ka thënë t’i shpërndajmë akullore punëtorëve”, thotë ai.

Hetemi shpjegon se si ndodhi ngjarja, derisa thotë se i është kërkuar të largohet nga puna.

“Unë e lë punën, në fillim dua rrogën”, i ka thënë ai zëvëndësdrejtorit.

Sidoqoftë, nga kjo kompani përgjegjëse nuk kanë dhënë ndonjë koment rreth ngjarjes.