I ra të fikët kur fitoi kurorën, Miss Shqipëria zbulon prapaskenat: Gjithçka ishte… (Video)

Missi shqiptar ka rrëfyer prapaskenat e skektaklit të madh botëror të bukurisë. Inskenime dhe aktrime nga koleget e saj.

Vitin e kaluar, Klaudia Kalia nga Tirana u zgjodh në Prishtinë “Miss Grand Albania 2017”, kurorë që do e dërgonte atë për përfaqësimin e Shqipërisë në Vietnam në “Miss Grand Internacional”.

Por mosha e vogël e penalizoi, kështu që ajo nuk mundi dot të garonte me fashën e Shqipërisë. Por shpresa nuk i humbi pasi Klaudia bën realitet ëndrrën e saj duke marrë pjesë këtë vit në ‘Miss Grand Internacional’.

E ftuar në emisionin e mbasditës ‘Rudina’ Klaudia tregoi në lidhje me eksperiencën e vetë në këtë pjesëmarrje.

E pyetur se si qëndronte e vërteta në lidhje me videon që po qarkullon në rrjete sociale, ku Clara Sosa pasi ka dëgjuar emrin e saj si fituese të ‘Miss grand Internacioanal’ i ra të fikët Klaudia bën këtë shpjegim:

“Clara Sosa ka rregulluar pozicionin e këmbës teksa ishte shtrirë përtokë, për të pozuar më bukur, gjithçka ishte e inskenuar”.

VIDEO