I refuzuan vizën? Reagon Petrit Vasili: Ja si qëndron e vërteta

Mori dhenë lajmi se ambasada amerikane i ka refuzuar vizën Petrit Vasilit.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar edhe numri 2 i LSI.

Pasditen e sotme gazetarja e Zërit të Amerikës tha se burime për këtë media bënin me dije se Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

Madje dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në studion e VOA tha se nuk ‘e vinte dorën në zjarr’, e pyetur nëse Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga SHBA.

Mirëpo pak më parë Vasili ka publikuar vet foton e vizës amerikane në pasaportën e tij duke hedhur kështu poshtë gjithë aludimet.

Në fakt viza është lëshuar në 4 qershor 2018 dhe ka skaduar në 13 shtator 2018. Ndërkohë tani nuk dihet nëse kreu i grupit parlamentar të LSI ka aplikuar sërish për vizë.