I riu në Shkodër kundërshton policinë, por përfundon keq…

Ka kundërshtuar forcat e policisë duke tentuar që të bëjë rolin edhe të fortit por policia ka arrestuar 23 vjeçarin. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.D, 23 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri i cili është arrestuar në lagjen “Partizani” për shkak se ka kundërshtuar forcat e policisë.

Efektivët e kanë ndaluar 23 vjeçarin por ky i fundit nuk i është bindur forcave të policisë dhe për këtë arsye kapriçoja e tij i ka kushtuar sepse është arrestuar nga policia. Madje 23 vjeçari edhe ka kanosur punonjësit e policisë përveçse i ka kundërshtuar duke ia vështirësuar vetes së tij punën.

Më poshtë njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 23, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, për veprën penale Kanosja për shkak të detyrës parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.