I riu shqiptar shkon në Luksemburg, por familja merr vesh lajmin t.ragjik për djalin, gjesti i tij human ka prekur këdo

Dorian Dautaj nga Deçani, e vetëm 23 vjeç, ka shërbyer për pesë vjet në ushtrinë e Luksemburgut. Këtë ëndërr ai e realizoi pasi në vitin 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Doriani me familjarët e tij kishin shkuar për në Luksemburg.

Familjarët asnjëherë nuk e kishin ditur që ekziston mundësia që Doriani të ketë të zhvilluar një aneurizëm të trurit, e cila rezultoi të ishte fatale për të.

Doriani, një djalë i edukuar, sportist e shumë aktiv, ishte në shërbim të njerëzve, dhe u përkujdes 5 vjet për sigurinë e tyre. Për të shpëtuar jetë të njerëzve, ai kishte menduar edhe para vdekjes, andaj kishte marrë një vendim që të bëhet pjesë e Asociacionit Evropian për dhurimin e organeve në rast të ndonjë fatkeqësie.

Momenti i gjakderdhjes në tru, babai i të ndjerit, tha se ndodhi shumë shpejt.

“E ka kapluar sulm masiv, hemorragjia ka qenë në venën kryesore të trurit dhe janë bërë përpjekje shumë të mëdha nga personeli mjekësor, për ta shpëtuar por ishte e pamundur…”, rrëfeu Ariani, për Express.

Pas vdekjes, familjarët u pyetën për dëshirën e djalit të tyre, i cili kishte kërkuar që, në rast të vdekjes së tij, organet e tij të shëndetshme t’iu dhurohen personave që kanë nevojë për to.

“Ne si prindër jemi pajtuar dhe kemi gjetur prehje duke ditur se zemra e tij vazhdon të rrah ende tek një i ri tjetër”, tha Ariani.