“I shkreti ai burrë që do të futet në shtëpinë time…”, habit Lei Kraja



Moderatorja e njohur sportive e Digitalb, Lei Kraja foli në “Wake Up” për jetën e saj private.



Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që të lidhet me një futbollist ndonëse nuk do e kishte me shumë dëshirë.



“Ndoshta me del një futbollist dhe dashurohem por nuk e shoh veten sepse edhe babin e kam futbollist. Mbase ndonjë ish-futbollist edhe mundet…”-tregoi Lei duke qeshur.

Duke qënë se ka lindur në Amerikë, moderatori Isli Islami e pyeti se si është tradita e prezantimit të të dashurit përpara familjes.

“Edhe atje funksionon si këtu, e çojmë në shtëpi, i bëjnë pyetje, investigime. Mami është sfida më e vështirë për të dashurin. I shkreti ai që do të hyjë në shtëpi se për mamin nuk ka asnjë njeri mjaftueshëm të mirë.”- u shpreh moderatorja simpatike.