I shkruajti parrullën ambasadorit të OSBE te pallati, zbulohet kush është studentja VIP

Një ditë më parë, u njoftua se policia kishte marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE në Tiranë.

Policia e Shtetit ka marrë këtë vendim për ambasadorin Borchard, pas incidentit me parrullën “Borchard turp të kesh”.

Ndërkohë që për ngjarjen policia shoqëroi një studente.

Mësohet se studentja e shoqëruar nga policia për parullën e shkruar tek shtëpia e ambasadorit të OSBE është kandidate për deputete e LSI-së, si dhe anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar dhe aktive në protesta.