I tha Editës “He Xhan (Shpirt)” / “Rama sjellje seksite ndaj diplomates Kosovare”


Një sjellje seksiste dhe të papranueshme për një drejtues të një shteti, ka qenë ajo e bërë nga Kryeministri Edi Rama ndaj diplomates nga Kosova Edita Tahiri. Pas qëndrimi që ajo mbajti se Meta kishte të drejtë për mosdekretimin e Gent Cakaj, Rama i tha “He xhan” (Hë shpirt), për ish deputeten Mesila Doda është një sjellje prej harbuti.


Në reagimin e saj Mesila Doda shkruan: E papranueshme dhe seksiste deklarata e Kryeministrit ndaj Edita Tahirit. “He xhan” mund tja thote kujtdo prej oborrtareve te tij, po jo nje zonje qe nuk ka asnje detyrim ndaj tij e qe ka lene shenje dinjiteti ne politiken e jashtme shqiptare. Ndjesen sot, ti harbut duhet ta besh ndaj znj.Tahiri, jo te shperthesh si adoleshent i inatosur e te perpiqesh qe krizen tende personale ta paraqesesh si ndasi mes Shqiperise e Kosoves. Sa here qe shoh kete sjellje rrugaçerore aq here ndjehem e pezmatuar… kaq te papjekur jemi si popull, qe kemi zgjedhur me te çarturin nder shqiptare per ta vene ne krye te vendit?