‘I thashë burrit mos e lër çunin vetëm se mos i bën gjë i ati i Adelës’, nëna e shantazhuesit: Si na k.ë.rcënoi babai i vajzës

Një ngjarje që sa më shumë kalojnë orët, nga faktet që dalin në media thellohet edhe më shumë si skandal, për faktin se flasim për detaje dhe ngjarje që u përkasin të rinjve në një moshë fare të vogël, minorenë.

Bëhet fjalë për historinë e Adelës nga Berati e cila i dha fund jetës para dy ditësh duke pirë fostoksinë pas mesazheve që merrte në telefon, shantazhuese se do i publikohej një video.

Sipas nënës së 16-vjeçarit që përndiqte Adela Cacin, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati, e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit.

Intervista me nënën e djalit nga gazetari Aldo Kozarja

Ju jeni nëna e djalit që është arrestuar se ka qenë shkaktar dhe shantazhues i vajzës që ndërroi jetë?

Çuni kishte gati dy vite lidhje me atë çupën. Vajza mesazhet me çunin i shkëmbente përmes telefonit të të atit, pasi nuk kishte telefon. I ati na vjen në shtëpi të premten, takon burrin dhe çunin. Unë po vija nga puna dhe i shkoj. I ati i vajzës i thotë burrit tim, ky është djali juaj? Po i thotë burri. Ai i thotë se e di që çuni jot me vajzën time kanë pasur një lidhje? Po i thotë burri. Ai i thotë më pas që thuaj që sot e tutje të heqë dorë.

Cila ishte arsyeja?

Nuk e di, nuk e tha. Ai tha se nëse nuk heq dorë nga vajza ime, do të lidh pas makinës me litar dhe do ta tërheq rrugëve të Beratit. Çuni tha unë heq dorë nëse ti si baba nuk do. E mbyllën muhabetin. Të shtunën pasdite vjen prapë i ati dhe kërkon çunin, pasi kishte dalë me shokët. E shikon burri dhe ai i thotë se ku është çuni? Burri i thotë se ka dalë nuk është. Ai i thotë burrit, a vjen dy minuta në makinë të sqarojmë diçka? Po i thotë burri, por ne i mbyllëm. Ai i tha se dua të di a i ka fshirë çuni jot mesazhet dhe fotot që ka pasur në celular. Po tha, burri i fshiu që mbrëmë. Po ti i tha burri i fshive të tuat? Ai tha jo se nuk më punon butoni i telefonit. I tha burri sille ta provoj unë dhe me vërtetë nuk i punonte butoni. Pastaj i thotë i ati i vajzës, a ka mundësi të lemë një takim me çunin a i ka fshirë apo jo të kontrolloj telefonin. Pasi kishte merak….

Por çfarë mesazhesh apo videosh kishte në telefon se thuhet se ka pasur video shanazhuese?

Video unë çunit nuk i kam parë. Ai është 15 vjeç, në korrik bën 16. Unë sa e njoh djalin, nuk e njoh që të bëjë gjëra kërcënuese, është pak tip i hedhur, por jo që të bëjë këto gjëra që e akuzojnë.

Çfarë ndodhi më pas?

Vjen burri në shtëpi dhe më thotë që më tha i ati i vajzës, që nuk i kishte fshirë mesazhet. Dhe unë i them ai ka ndërmend që të bëjë ndonjë gjë me mesazhet që nuk i ka fshirë.

Vajza nuk i kishte fshirë?

Jo se nuk i punonte butoni i telefonit. Unë ika në punë dhe i them mos e lerë çunin vetëm se mos i bën ndonjë gjë i ati i vajzës. Çuni shkoi e takoi dhe i mbyllën muhabetin. Pasi i thonë gjërat që u mbyllën muhabetet, pasi i pa se nuk kishte gjë në telefon. I thotë mirëupafshin dhe i bie në sup çunit ai. Pastaj e marrin në telefon të atin e vajzës dhe i thonë hajde se ke një njeriun tënd në spital. Pas 5 minutash ai e mori në telefon dhe i thotë djalit se nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time ti bëj gati arkivolin. Çuni merr të atin në telefon dhe i thotë kështu kështu më mori i ati i vajzës dhe i tha kërcënimin. Vjen çuni në shtëpi më pas për 5 minuta vjen policia. A ka të drejtë policia të vijë pa një fletë arresti?

Në çfarë akuze?

Në akuzat e mesazheve dhe kërcënimit.

(Ndërhyjnë familjarët në dhomë; i ati e ka denoncuar, se do të mbrohej i ati, se vdiq e bija, e vdiq vetë ai)