”I thuaj atij b*thq*mit, se s’dua të shqetësoj Vangjushin se është me Edin në Zvicër”, si i shpëton Avdylaj gjobave

Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë kaseta të reja përgjimesh, që tregojnë sesi Astrit Avdylaj kotrollonte të gjitha drejtoritë e Bashkisë së Durrësit dhe Shijakut, madje vendoste edhe lidhur me personat e punësuar.

Në përgjime dëgjohet sesi Avdylaj pyet Dakon për takimin që ka pasur një ditë më parë me Ramën, ndërkohë që i drejtohen njëri tjetrin me fjalët vëlla.

Pjesë nga përgjimi 1 Dako-Avdylaj: 

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Edi Ramën, keni ndejt jeni kënaq Vangjush Dako: Ca bëhet Avdylaj: Nga je vëllai Dako: Unë po iki te ata çunat në Ishëm, thuaji burazerit

Avdylaj: Jo tani e lëmë më vonë, Vathë Alla është këtu me mu, po na dëgjon tani Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë

Avdylaj: Jo do takohemi atje ku e kemi lënë, të mbaroj punë me Anin (drejtori i hipotekës së Durrësit), dhe do takohemi

Dako: Epo mirë Avdylaj: Hajde të du fort vëllai, të puth

Ndërkohë që një tjetër përgjim është ai mes Ivi Doçit, drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë e Shijakut dhe Avdylajt, mes tyre flitet se do të hiqen nga puna të gjithë punonjësit që nuk votojnë për PS-në.

Doçi: Astrito si ke qenë nga shtëpia mirë.

Abdylaj: Isha dje pak në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (takova atë, e ka fjalën për Vangjush Dakon), dua listën e personave që mund të kesh kundra, që janë me PD

Doçi: I kam ndarë unë i kam gati Avdylaj: Duhet ti thërrasim ata dhe t’i tundim pak, o ke puna, o të na japin votën, të ikin te shtëpia

Doçi: S’bëhet fjalë fare, i kam të ndame me kompjuter Avdylaj: Mirëardhsh, na fal për shqetësimin Natën

Një rast edhe më flagrant është komunikimi mes Avdylajt dhe Elton Arbanës, ku i forti i Shijakut i kërkon që të ndërhyjë te drejtori i INUK-ut Artur Çela, në mënyrë që ti heqë disa gjoba për ndërtimet e tij.

Astrit Avdylaj i thotë se Dako nuk është në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk dinte se kujt t’i drejtohej.

Avdylaj: A e di ku e kisha hallin, e njeh drejtorin e INUK Arbana:  E njoh mo, atë Dallëndyshen Avdylaj: Jo Dallëndyshen jo, atë të Durrësit mo, një Artur Arbana: Artur Çela, është i Bashkisë së Durrësit ai

Avdylaj: Eee, i Shijakut është ai? Arbana: Jo, jo është i Vangjushit Avdylaj: Po s’ka qenë Vangjushi këtu ndaj, se është andej me Edin, mere dhe i thuaj që ke vënë gjoba në , o bythqim, ka shku në Fermë të Mësuesit duke vënë gjoba, se nuk e marr dot Vangjushin.

Arbana: Ke ndonjë emër se kujt ia ka vënë? Avdylaj: Thuaji ke bërë gabim o pis, se unë skam ku marr se Vangjushi është me Ramën në Zvicër Arbana: E mor vesh, po mua më kanë hequr para një javeAvdylaj: Unë nuk e di

Një tjetër bisedë e përgjuar dhe e bërë publike nga Bild është ajo mes Astrit Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomanit.

Avdylaj: Si je kryetar Kokomani: Ja këtej duke ngrënë drekë

Avdylaj: Të bëftë mirë, e di pse të mora unë, nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit, unë ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndraxhi, deputet i PS-së), vëllai i Lirit dhe Jupi. Do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00.

Kokomani: Po shumë mirë, se unë duhem 10 minuta në Pallatin e Kulturës për homazhe te Niko Bespalla, futbollisti jonë, dhe takohemi atje

Avdylaj: Do ta takohemi nesër te një kafe, që të jemi… a kupton? Kokomani: Pa merak Avdylaj: Erdhën sot ato, është dhe ai që të jesh dhe ti Kokomani: Pa merak, rri pa merak Titi Avdylaj: Ngaqë do ashtu, që të jesh dhe ti me këto, a kupton.