I treguan fotografinë e kësaj gruaje në emision, e ftuara e Bietës nuk mban dot veten

E njihni moderatoren simpatike Argjira Spanca e cila ka nisur jetën e saj të re në Tiranë, pasi eshte nga Kosova.

Ajo eshte njekohesisht edhe blogere.

Gjira tregoi se është përshtatur shumë mirë me ambjentin e ri, madje ka krijuar edhe shumë miq, me të cilët kalon një pjesë të madhe të kohës. Megjithatë fundjavat e blogeres janë kryesisht të prenotuara nga e ëma, e cila nuk nguron ta vizitojë shpesh.

Argjira tregoi se ka një lidhje të fortë e të veçantë me të , aq shumë saqë u përlot sapo fotoja e së ëmës u shfaq në led.

“Me mamin jam shumë e lidhur, për shkak se kur kam qenë në moshën 10-të vjeçare, babi ka ndërruar jetë dhe jeta na ka lidhur shumë. Mamin e kam shumë pikë të dobët”, tha e përlotur Gjira.