I vendoset tritol poshtë makinës administratorit të Vllaznisë, Suad Lici

Një sasi tritoli i është vendosur në makinë administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi Lici e ka dalluar poshtë makinës dhe ka njoftuar policinë.

Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës ne afersi te stadiumit “Loro Borici”.