I vjedh pronarit shishet 1,2 milionë dollarë dhe bën jetë qejfi, por më pas ndodh drama e madhe!

Vodhi shishe të rralla të vërës me vlerë rreh 1.2 milionë dollarë, por më pas i dha fund jetës. Avokatët e tij e prisnin në seancë për gjyqin, por pikërisht në ato momente Nicolas DeMeyer vendosi ti japë fund jetës, shkruan Shkodranees. Ish-asistenti personal i financierit David Solomon (foto), 41 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga një kati i 33-të i hotel Carlyle në sheshin “Madison Avenue”, New York, SHBA.

DeMeyer, pasditen e djeshme pritej të deklarohej fajtor nga një gjykatës federal për vjedhjen e 1.2 milionë dollarë të shishvee të rralla të verës nga Solomoni, i cili është gjithashtu një koleksionist. Sipas saj që ka raportuar policia lokale, stafi i hotelit u njoftua nga motra e burrit, i cili po i dërgonte mesazhe alarmante, duke i thënë se mund ti jepte fund jetës. Kur agjentët e sigurisë së hotelit shemben derën e dhomës ku qëndronte, DeMeyer ishte nudo dhe i ulur në dritare, më pas buzëqeshi dhe u hodh, shkruan Shkodranews.

Autoritet shpjeguan se ish-asisteni i Solomonit ka përdorur të paktën një pjesë të parave që fitoi nga shitja e rreth 500 shisheve të rralla që i vodhi pronarit duke bërë një udhëtim 14 muaj përgjatë botës, para se të arrestohej në Janar në aeroportin Jfk në New York, shkruan Shkodranews. Ai rrezonte të paktën 10 vite burgim, por pas ndalimit, u lirua falë një garancie 200 mijë dollarë KESH, si dhe banesës së të ëmës në Findlay, Ohio, ku kishte vendbanimin. /Shkodranews