I vjen fundi diskos Havana të famshme në Dhërmi, Rama jep njoftimin b.ombë

Aksioni kundër informalitetit nuk kursen as Havanen e famshme.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook se është mbyllur ‘Havana e famshme e pushimeve joniane”, sic e quan ai.

‘Havana’ është diskoja e njohur në Dhërmi, e cila sipas shefit të qeverisë nuk zbatonte ligjin duke mos lëshuar kuponin tatimor.

POSTIMI I PLOTE

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”

rama havana

h3h2h1