Ia hoqën nga barku dhe ia lanë prap në vend, historia e pabesueshme e kësaj vajze. Ajo kishte…

Një histori e pabesueshme i ka ndodhur një vajze e moshës 26-vjeçare e cila ishte shtatzënë. Asaj iu hoq foshnja nga barku me qëllim trajtimi dhe iu vendos sërish në vend.

Kjo u bë për të trajtuar fëmijën e pa lindur ende, pasi testet zbuluan se ai kishte spina bifida.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, opsioni që iu dha 26-vjeçares Bethan dhe bashkëshortit të saj Kieron ishte që të abortonin, përpara se të mësonin për operacionin në fjalë.

Deri para pak kohësh, kjo procedurë kryhej vetëm në Belgjikë, por Bethan, e cila pritet të lindë në Prill është një prej disa nënave që është operuar nga një grup kirurgësh belgë dhe britanikë në Londër.

Një kontroll rutinë në javën e 20-të të shtatzënisë tregoi se koka e bebes nuk kishte madhësinë e duhur. 26-vjeçarja u dërgua në spitalin Broomfield, në Essex, ku foshnja u diagnostikua me spina bifida, një gjendje ku shtylla kurrizore e bebes nuk zhvillohet plotësisht në barkun e nënës. Për pasojë fëmija rrezikon që të mos ecë.

Pas skanimeve e analizave të shumta, ata pranuan t’i nënshtrohej këtij operacioni, kur Bethan ishte 24 javëshe.

Ekspertët, mes të cilëve disa prej kirurgëve më të njohur në botë nga Londra dhe Belgjika e hoqën beben nga barku i nënën, riparuan shtyllën e tij kurrizore dhe e vendos sërish në bark, aty ku vijon të jetë ende./ShkodraNews