Ia kishin vënë emrin portalet dhe ai nuk dinte gjë, Fevziu rrëfen momentet befasuese kur shkonte në maternitet

Vera mbaroi dhe gazetari Blendi Fevziu ka plot per te treguar. I ftuar në një intervistë me Rudina Magjistarin, ai rrëfeu të gjithë udhëtimet e tij për këtë periudhe.

Mes rr e zikut dhe aventurave, nga Peruja në Kolumbi e më pas në Bahamas, Blendi tregoi detaje nga udhëtimet mbreslënëse.

Por ndër të tjera, gjatë bisedës Rudina e pyeti dhe për dy vajzat e tij, dhe Blendi tregoi një histori që nuk e dinim më parë. Vajza e vogël Alis, emrin e paska marrë nga portalet. Edhe pse Blendi Fevziu e pëlqente shumë këtë emër, vajza e madhe donte një emër tjetër.

“Është pak si historia e vajzës vogël, kur donin t’i vendosnim emrin vajzës së vogël, ishim në dilemë midis disa emrave. Unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, kurse Mishel nuk donte. Ndërkohë që ne po diskutonim këtë gjë, Inesi lindi. Nuk e kishim ndarë mendjen për emrin. Isha në makinë me Mishel duke ikur në maternitet ditën që vajza lindi, dhe e pyeta ‘Hë mo Mishel ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, kur ndërkohë thotë: “Eee, fol ç’të duash ti, po emri paska dalë nëpër portale”. Portalet kishin vënë emrin që kisha unë qejf. Mesa duket e kisha ndarë me dikë. Epo në rregull atëhere, nuk po e ndryshojmë, i thashë Mishelit”.