Ia la fëmijën pasagjerit sa të blinte biletat e trenit, nënës i ndodh e papritura. Alarm i madh

Ia la per pak minuta nje pasagjeri femijen e saj ta mbante ne krahe, sa te sistemonte bagazhet dhe te priste biletat.

Por eshte gjendur perpara nje situate te f.rikshme nje nene ne Itali.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kesaj jave qe po leme pas, në stacionin hekurudhor të Fiumicinos, në Itali, raporton Il Messaggero.

Teksa gruaja ishte në tokë, treni u nis bashkë me djalin e saj të vogël, duke bërë që ajo të përfshihet nga paniku. Por pasagjeri të cilit i ishte besuar fëmija, lajmëroi kontrollorin, i cili më tej lajmëroi policinë.

Kështu sapo treni mbërriti në stacionin e Terminit, vogëlushi iu besua një patrulle policie, e cila u kujdes për të deri sa erdhi e ëma. Gjithçka u përmbyll me lot gëzimi, pasi fatmirësisht nuk pati probleme të mëtejshme.