Ia mbathin për në Tiranë tek Basha, çfarë u bënë qytetarëve këta kryetarë të pushtetit vendor

Ndërsa Lulzim Basha ju bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile, në krahun tjetër kryetarët e bashkive të djathta lënë qytetarët pa shërbime për t’iu përkushtuar fushatës elektorale. Denoncimi i mbërritur në shkodranews lidhet me bashkinë Vau Dejës, atje ku me shpejtësi kryebashkiaku Zef Hila ka mobilizuar thuajse të gjithë administratën e tij për të shkuar pasdreken e së martës në protestë përpara kuvendit, duke mos pyetur për orarin zyrtar të punës dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Pamjet flasin vetë, sesi e gjithë bashkia nuk ka asnjë punonjës, ndërsa pjesa më e madhe janë nisur në kryeqytet, atje ku shërbejnë si statistikë për Lulzim Bashën që të mbushë sheshet e të theksojë se ky është populli i papunë që derdhet në shesh kundër qeverisë për varfërinë dhe taksat e larta, papunësinë e krimin.

Në fakt shumë problematika qëndrojnë por cili është modeli që jep selia blu dhe vetë kryetari i PD-së, kur vetë bashkitë që ai drejton mbyllin dyert për qytetarët dhe ndërpresin çdo shërbim për të qenë në shesh, ku nga taksat e qytetareve paguhen për gjë tjetër. I njëjti fenomen është regjistruar edhe në bashkinë Shkodër, atje ku Voltana Ademi ka kyçur thuajse gjysmën e drejtorive dhe punonjësit i ka nisur në Tiranë që të protestojnë. Rast ky i paprecedent dhe natyrshëm mund të lind pyetja se çfarë do të bënin Ademi, Hila apo ndonjë drejtues tjetër demokrat nëse stafi i tyre nuk u bindet siç bën thirrje Lulzim Basha për mosbindje civile./ShkodraNews

 

 

Lexo edhe: