Ia mbyll direkt gojën/ Ndjekësi e shan përgjigja e Gent Zenelajt është epike



Gentian Zenelaj është ‘kapur’ sot me një ndjekës që e ka kritikuar se përdor fjalë të huaja.



“U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj. Sa keq për një aktor që nuk ka shprehje në gjuhën amtare”, i ka komentuar ndjekësi aktorit të humorit.



Ky i fundit është kapur pas fjalëve që personi në fjalë ka shkruar gabim dhe i ka mbyllur gojën në mënyrën më të mirë.

“A unë vdges për komente të tilla… ku shqipja shkruhet ‘u bërët’… ‘humbasni’… dhe madje përdor edhe fjalën shqipe puro ‘moderator’… ty s’po të bëj bllok se qenke simpatik, më ngrejnë humorin tipat si ti”, i është kthyer aktori ndjekësit shoqëruar me disa figura që qesh me lot.