Ia paska thënë vetë e para kjo! Çiljeta takon një djalë që e bëri për vete dhe pas dy javësh gjërat…

Çiljeta ka rrëfyer bashkepunimin e pare me Estto.

c2

E ftuara e parë e këtij sezoni të ri të emisionit “Rudina” ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila foli për këngën e saj më të re me titull “A je mirë”, bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Estto.

c3

“Ne jemi takuar rastësisht në një studio në Tiranë dhe isha unë e para që i thashë: “Vdes për këngët e tua”. Për dy javë janë bërë gjërat. Estto më tha që e kishte këngën gati dhe menjëherë nisi bashkëpunimi. Estto është djalë shumë i talentuar dhe ka zë fantastik. Unë gjithmonë kam pasur dëshirën për të mbështetur artistët e rinj, por Estto nuk hyn tek artistët e rinj, sepse ka bërë disa këngë. Videoklipin e kemi xhiruar në Durrës”, tha Çiljeta.

c1

“Zakonisht unë të gjitha këngët i shkruaj vetë. Ky bashkëpunim ka qenë shumë i mirë. Edhe pse ka pak ditë që është publikuar ka pasur shumë sukses”, tha Estto.