‘Ia thashë vetë e para’…përsëritet historia e dashurisë si në filma. Ja e vërteta e propozimit live në emision nga moderatori

Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një nga momentet që është lakuar shumë ditët e fundit në mediat rozë duke u bërë përshtypje lexuesve.

Moderatori zgjodhi pikërisht skenën e emisionit që ai prezanton për ti propozuar live partneres së tij.

Për të folur për këtë propozim dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë, Ardit Roshi dhe Blerina Bajko ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

blerina dhe artditit

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij”.

Arditi: Une e dija qe ishte kthyer, por nuk i shkruajta. Nuk i shkruajta sepse…tani te lutem.

Blerina: Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta.

Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.