Ikin 3 këshilltarë nga Bashkia Shkodër, ja arsyeja

3 këshilltarë bashkiakë të Shkodrës përfundojnë perpara afatit mandatin si të zgjedhur vendor. Këshilli Bashkiak, e ka bërë publik ne njoftimin per shtyp lidhur me mbledhjen e radhes që do të mbahet ne 18 prill ora 17.00. Keshilltarët janë: Mirjan Bletaj i PS, Valentina Vuksani e PS, Gjovalin Troja i PAA. Komisioni i Mandateve të Këshillit Bashkiak, ka konstatuar se këshilltarët e mësipërm, kanë kaluar afatin 6 mujor të mungesës së tyre në keshill.

Në këto kushte, Komisioni në relacionin e tij, i propozon Këshillit Bashkiak që të miratojë përfundimin para afatit të mandatit të këshilltarëve, bazuar në ligjin për qeverisjen vendore. Pas kalimit ne keshill do të jetë radha e KQZ-së të bëjë zëvendësimin e këshilltarëve sipas listave të depozituara nga subjektet politike në zgjedhjet e 2015- ës, ku këshilltaret e rinj do të kenë vetem pak muaj mundesi të ushtrimit të detyres.