Ikja e saj na dh.embi shumë, diva e muzikës shqiptare kishte lënë amanetin prekës. Sot në nderim të saj lokalet do të bëjnë…

Në lokalet e Prishtinës sot do të dëgjohet kënga e Nexhmije Pagarushës. Kjo si nderim pasi mbreteresha e kenges shqiptare ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 86 vjeçare.

Kjo do të bëhet pas koordinimit te bere mes shoqatës së Gastronomëve dhe ministres se Kulturës, Vlora Dumoshin, në nderim të bilbilit të Kosovës.

pagarusha

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës së Gastronomëve, shkruan Express.

Familjarët e Nexhmije Pagarushës kanë thënë se e ndjera ka kërkuar që v.arrimi i saj të bëhet pa ceremoni zyrtare dhe vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë.