“Iku me kunatin, i ofronte ushtarëve…”, historia e dy grave shqiptare, njëra u martua me 3 burra

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës ISIS duke shkuar në Siri, ku i janë bashkëngjitur grupit militant, Shteti Islamik.

“E dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës ‘Nënë Tereza’ kanë shkuar së pari në Stamboll, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik iu kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve – anëtarëve meshkuj të familjes, ashtu që e pandehura L.I., pas vrasjes së bashkëshortit të parë A.U., është martuar me K.K., nga Shkupi, e pas vrasjes së tij me N.H. nga Pogradeci, të cilët po ashtu aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i e ka pësuar disfatën e plotë kur kanë qenë të detyruara që të dorëzohen te forcat kurdë, të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 prill 2019”, është thënë në njoftim.