Iku në 60 sekonda! Ja si po grabiten makinat super luksoze (foto/video)

Ky është momenti tronditës kur dy hajdutë vjedhin brenda 1 minute një BMW që kushton 50.000, duke anashkaluar sistemin e saj të sigurisë me një program të veçantë interneti.

Incidenti është një nga katër vjedhjet e kohëve të fundit në Veriun e Londrës, ku kriminelët kanë përdorur teknologji të lartë në vjedhjen e makinës.

Hajdutët janë në gjendje të zhbllokojnë makinat përmes një sinjali që e mashtron sistemin e sigurisë dhe hap dyert e makinave.

Viktima, një biznesmen dhe baba që nuk dëshironte të identifikohej, e kishte blerë veturën pak më shumë se një muaj më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=Thx2z0WB8tg

“Ndjeva zhurmën e motorit të ndezur. Kur dola në dritare, makina ishte zhdukur brenda 1 minute”, tha ai.

Sakaq detektivët thonë se kjo metodë po përdoret për grabitjen e makinave luksoze, e për fat të keq po përhapet me shpejtësi. Burimi: DailyMail/ Përshtati: ShkodraNews

Lexo edhe: