Iku nga Top Channel para 2 vitesh, Jonida Shehu ia thotë hapur Marinës: Dua…

Duket se ajo ka nisur pushimet e gjata. Ka kohë që i mungon ekranit shqiptar.

Moderatorja simpatike Marina Vjollca është padyshim një ndër prezantueset më të dashura.

U bënë tani dy vite nga koha kur ajo iku nga Top Channel për televizionin ‘Klan’ dhe një vit më parë prezantoi aty emisionin “C’est la vie”.

Mirëpo, këtë sezon moderatorja nuk prezantojë asnjë emision dhe vetëm pak ditë më parë lajmëroi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri.

Lidhur me largimin e Marinës nga ‘Top Channel’ ka folur edhe moderatorja Jonida Shehu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soriee’. Ajo është pyetur se cilën nga figurat e larguara nga Topi do donte të shikonte sërish aty dhe përgjigja e saj ka qenë e menjëhershme.

“Unë do doja Marinën. Realisht më mungon Marina dhe do doja ta shihja në ‘Top Channel”, ka thënë pa ngurrim Jonida.