Ilir Meta lëshon b.ombën: Kam informacione se shërbimet sekrete armike…

Presidenti Ilir Meta ka arsyetuar edhe njëherë vendimin për të shtyrë zgjedhjet.

Ai deklaroi:

“Sipas të gjtha të dhënave, jo për shkak të palëve, por për shkak të grupeve dhe interesave jashtë vendit priteshin akte që do të dëmtonin sigurinë e vendit dhe stabilitetin që do t’i jepnin mundësinë palëve që të fajësonin njëra-tjetrën dhe kostoja t’u mbeste shqiptarëve. E kam marrë këtë vendim pasi jam konsultuar me institucione të sigurisë në vend, por edhe me aleatët”, tha Meta duke bërë me dije se vendi rrezikonte të përballej me situata si ajo e 2 prillit, 26 maji 1996 apo 21 janari 2011.

Meta gjithashtu theksoi se vendimin nuk e ka konsultuar me opozitën.

“Basha e ka marrë vesh këtë vendim në orën 19:00 apo 19:10 kur filloi mitingu. Ajo bisedë është regjistruar përmes sekretarisë telefonike ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu ku i thamë se do të bëhej publik vendimi për të shfuqizuar zgjedhjet për të çtensionuar maninestimin”, tha Meta.